15.06.2021
Në vazhdimësi të bashkëpunimit të suksesshëm midis Këshillit të Evropës dhe Bashkisë Përmet në kuadër të zbatimit të Programit ROMACTED 1, një nismë e përbashkët midis Bashkimit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës, Bashkia Përmet është pjesë e programit ROMACTED 2, i cili synon të promovojë qeverisjen e mirë dhe fuqizimin Egjiptian në nivelin vendor. Në kuadër të ROMACTED 1 u hartua dhe miratua Plani Vendor për Integrimin e Pakicave Egjiptiane 2019-2022 dhe puna në fazën e dytë do të fokusohet te zbatimi i këtij plani.
Ditën e sotme u zhvillua takimi hapës për të prezantuar fazën e dytë të këtij programi nga Zj. Orsiola Kurti nga Këshilli i Evropës, dhe Zj. Xhesika Korra nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri.