16.12.2020
Në kuadër të hartimit të Plan Buxhetit për vitin 2021, Bashkia Përmet ka ndërmarrë disa takime.
Për shkak të situatës dhe masave kufizuese në fuqi, takimet janë realizuar me numër të kufizuar pjesëmarrësish.
Me pjesëmarrjen edhe të deputetes znj. Mirela Kumbaro, diskutuam nga afër me disa përfaqësues të Organizatave që operojnë në Përmet dhe disa prej bizneseve të hotelerisë dhe shtëpive pritëse.
Qëllimi i takimeve është të dëgjojmë zërin Tuaj për të orientuar edhe prioritetet për vitin 2021.
Takimet do të vazhdojnë edhe me përfaqësues dhe grupe të tjera interesi për të përkthyer në shërbime më të mira mundësitë buxhetore për vitin 2021.