Lulishtja pranë Pedonales së qytetit, është vendi i çlodhjes dhe takimeve të çdo moshe. Jemi munduar të shtojmë sa më shumë stola duke ruajtur në këtë mënyrë dhe traditën e shëtitjeve dhe çlodhjes në këto hapësira të gjelbra.
Në kuadër të Programit Reload, në bashkëpunim me shoqatën “Floemi”, e cila është duke implementuar projektin me titull “Edukimi i të rinjve me ambientin dhe natyrën”, u munduam të shtojmë vendet çlodhëse duke i dhënë rehati pjesëve prej betoni rreth lulishtes nëpërmjet ndenjseve prej druri.
Këto vende shfrytëzoheshin në masë gjatë mbasditeve verore ndaj mbështetja jonë sdo t’i mungonte asnjëhere projekteve që i japin më shumë jetë qytetit.