Ashtu si ju kishim premtuar që shumë shpejt Kinemaja e qytetit tonë do të marrë jetë, tashmë ka nisur puna për rikontruksionin total të ambienteve të saj.
Falë projektit C-Way të financuar nga Programi Italo-Shqiptar i konvertimit të borxhit IADSA, Bashkia Përmet në bashkëpunim me CESVI, do ti rikthejë gjallërinë e munguar kësaj godine.
Objekti i rivitalizuar do të ruajë identitetin e Kinemasë së vjetër por asnje ngjashmëri me fotot e mëposhtme që tregojnë gjendjen aktuale.
Kinemaja e qytetit do të jetë vendi i mbasditeve familjare pranë ekranit të filmave por dhe një qendër multifunksionale plot gjallëri prej aktiviteteve kulturore-artistike.
Funksionimi i saj mezi pritet nga të gjithë ne.