BASHKIA PËRMET SHPALL:

Thirrjen Publike për zgjedhjen e një përfaqësuesi të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) në Komisionin e Vlerësimit të aplikimeve për Thirrjen e tretë publike për OSHC-të  në Bashkinë Përmet në kuadër të partneritetit me programin ReLOaD .

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.

Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Përmet shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OSHC-ve në Komisionin e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në Bashkinë Përmet në kuadër të projektit RELOAD.

Përfaqësuesi i OSHC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Përfaqësuesi i OSHC-ve do të jetë anëtar i Komisionit e vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me rregulloret e Projektit ReLOaD;
  • Përfaqësuesi i OSHC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
  • Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
  • Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dalura nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e Komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OSHC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
  • Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
  • Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të;
  • Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
  • Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën: info@bashkiapermet.gov.al

  • CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
  • Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit, duke specifikuar edhe bashkinë ku preferon të përfshihet);
  • Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OSHC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OSHC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.

Përfaqësuesi i OSHC-s duhet të jetë i gatshëm të punoj pro bono/pa pagesë.

Përfaqësuesi i OSHC-s duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në komision (një ose dy ditë) gjatë periudhës Maj 2020.

OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin të vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të projektit ReLOaD në Bashkinë xxxx.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 14.05.2020 , ora 16:00.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën info@bashkiapermet.gov.al