Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet organizoi një aktivitet të titulluar ” Ne jemi fëmijë të kësaj bote”. Fëmijët interpretuan vjersha, këngë dhe pjesë teatrale për të drejtat kryesore të fëmijëve. Në fund të aktivitetit fëmijëve iu dhurua libri i të Drejatve të Fëmijëve.
Sa më shpejt ti informojmë fëmijët për të drejtat e tyre, aq më shpejt do të hedhim bazat e një shoqërie të fortë të bazuar në respektimin e të drejtave.