Gjatë muajve të verës Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh me nxënësit që janë pjesë e EU Summer Club. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të mësojnë rreth BE-së duke u argëtuar, duke shkëmbyer eksperienca dhe me anë të aktiviteteve në natyrë. Ditën e premte, 13.07.2018, u zhvillua takimi i parë. Gjatë këtij takimi u diskutua për axhendën a aktiviteteve dhe rreth mundësive për të përfituar nga programi Youth i Eramsus Plus nëpërmjet pjesmarrjes në shkëmbimin rinor dhe shërbimin vullnetar Evropian.