Instituti Kulinar Neranxi, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, ofrojnë 10 bursa studimi falas.
Duke parë dëshirën e madhe që kanë të rinjtë për tu bërë profesionistë në fushën e kulinarisë , por kanë vështirësi ekonomike, ky Institut ofron shkollën dy vjeçare ku mund të specializohen në fusha si :
-Shef Kuzhine
-Shef Pasticerie
-Kuzhinier
-Pasticier
-Xhelatier
-Bukëpjekës
-Picajol
-Barman
-Kamarier
-Menaxher Hoteli
Instituti ofron pa pagesë të gjithë procesin e mësimdhënies , transportin falas, gjithashtu mundësinë e punësimit pas përfundimit të shkollës.
Për të gjithë të interesuarit, rregjistrimet pranohen deri më 30 Gusht 2018 (pranë zyrave të Bashkisë).
Shkolla hapet me 17 Shtator 2018.