Në vijim të takimeve për planifikimin buxhetor për vitin 2023, u zhvillua dëgjesa e rradhës me të rinj të Bashkisë Përmet.
Pjesë e konsultimit ishin të rinj të angazhuar në Këshillin Vendor Rinor dhe jo vetëm, të cilët shprehën disa objektiva dhe nisma që kërkojnë mbështetjen e Bashkisë për realizim.
Ambienti i Qendrës Rinore shumë shpejt do të nisë punimet, ndaj dhe idetë dhe aktivitetet rinore duhet të jenë planifikuar .
Bashkia jo vetëm që mbështet çdo sugjerim apo organizim të tyre por dhe orienton duke nxitur sa më shumë aktivizimin dhe përfshirjen.
Këta të rinj u informuan më përpara për kompetencat e Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak dhe rëndësinë e konsultimit publik.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit ” Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për fuqizimin e të rinjve në Përmet (IN-YEP), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të “BE për Bashkitë”, i cili implementohet nga Bashkia Përmet dhe Cesvi.
Qëllimi i aktivitetit është të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rëndësinë e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare në kuadër të Javës Evropiane të DEmokracisë.
Takimit ju bashkua dhe Drejtori i INFOCIP z.Gerti Shella, i cili po asiston procesin e konsultimit publik edhe në Bashkinë Përmet, si pjesë e projektit Star3.
Bashkia i mirëpret çdo ide dhe organizim nga të rinjtë përmetarë.
Pranë jush, me ju , për ju!