Bashkia Përmet ka një bashkëpunim të gjatë dhe të sukseshëm me organizatat jo fitimpruese lokale me qëllim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë. Në këtë kuadër Bashkia Përmet ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Bashkia Përmet do vazhdojë ta aplikojë metodologjinë LOD, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të lidhur mes Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Bashkisë Përmet, në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2). Thirrja financohet plotësisht nga buxheti i Bashkisë Përmet viti 2023.

Për sa më sipër, Bashkia Përmet fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë si më poshtë:

Disiplina sportive

  1. Zhvillimi dhe mbështetja e aktiviteteve sportive futbollistike në Bashkinë Përmet
  2. Zhvillimi dhe mbështetja e aktiviteteve sportive të basketbollit në Bashkinë Përmet
  3. Zhvillimi dhe mbështetja e aktiviteteve sportive të ping-pongut në Bashkinë Përmet
  4. Zhvillimi dhe mbështetja e aktiviteteve të alpinizmit në Bashkinë Përmet

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë:

  • shuma minimale:            1,000.000 Lekë
  • shuma maksimale:          2.000.000 Lekë

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 12 muaj.

Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Janar 2023 deri në muajin Dhjetor 2023.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

Dokumentacioni për thirrjen publike për Bashkinë Përmet mund të tërhiqet prej ditës së hënë, 21.11.2022 deri në ditën e premte, 16.12.2022 duke e dërguar një kërkesë me emrin e organizatës së interesuar në e-mail adresën: info@bashkiapermet.gov.al apo personalisht, në adresën:

Bashkia Përmet

Sheshi” Abdyl Frashëri”, Nr.1, Përmet, Shqipëri

Zyra e protokollit, në kat të katërt

Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë Përmet, www.bashkiapermet.gov.al

Në rast se kërkohen informacione dhe sqarime shtesë, OShC-të e interesuara mund të dërgojnë kërkesa dhe pyetje me referencë për Thirrjen Publike në adresën: info@bashkiapermet.gov.al. Kërkesat mund të dërgohen deri një javë përpara mbylljes së thirrjes dhe përgjigjet në pyetjet e parashtruara do të dërgohen me shkrim brenda 5 ditëve pas pranimit të kërkesës.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në dy (2) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Bashkia Përmet

Sheshi” Abdyl Frashëri”, Nr.1, Përmet, Shqipëri

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 16/12/2022, ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë dhe në tabelën e njoftimeve të bashkisë.

Paketa e Aplikimit

Shtojca 6: Udhëzim për aplikantët

Shtojca 7: Projekt propozimi

Shtojca 8: Buxheti

Shtojca 9: Korniza Logjike

Shtojca 10: Plani i Aktiviteteve dhe dukshmërisë

Shtojca 11: Formulari i identifikimit administrativ

Shtojca 12: Formulari i identifikimit financiar

Shtojca 13: Deklarata për plotësimin e kritereve  

Shtojca 14: Lista e kontrollit

Shtojca A: Deklarata e partneritetit

Shtojca B: Deklarata për shmangien e konfliktit të interesit

Shtojca C: Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm