Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve u zhvillua një aktivitet me anëtarët e Klubit Veror të BE në Bënjë. Nxënësit  mësuan për rregullat e sigurisë para se të ekspolorin Kanionin e Lëngaricës dhe iu shpjegua kuptimi i kësaj dite dhe u zhvillua një leksion për fuqinë e të rinjve për të sjellë ndryshim.

Klubi Veror i BE, vizitë në Këlcyrë

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Miqësisë, më 17 korrik, anëtarët e Klubit Veror të BE vizituan Këndin e BE të Bashkisë fqinje, Këlcyrës. Gjithashtu ata vizituan Kalanë e Këlcyrës dhe liqenin.  Më pas me anë të disa ushtrimeve argëtuese ata mësuan më shumë për rëndësinë dhe mbrojtjen e burimeve natyrore që na rrethojnë.