UDHËTIM NË EVROPË PËRMES LIBRAVE!

Në kuadër të
#JavaEvropës2026, në Qendrën Rinore “Ollga Shuraja” u zhvillua aktiviteti “Udhëtim në Evropë përmes Librave”, me pjesëmarrjen e fëmijëve të Klubit të Librit.



Gjatë aktivitetit, fëmijët interpretuan pjesë të shkëputura nga veprat e disa autorëve të njohur evropianë, duke sjellë përmes leximit kulturën, historinë dhe vlerat që përfaqëson letërsia evropiane.


Aktiviteti synoi promovimin e kulturës së leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor, duke i afruar të rinjtë me frymën dhe diversitetin kulturor evropian.


Në përfundim të aktivitetit, u dhuruan libra për fëmijët e Klubit të Librit, duke pasuruar bibliotekën e vogël të Qendrës Rinore dhe duke nxitur më tej dashurinë për leximin.