
EVROPA NË NGJYRAT E NATYRËS!



Në kuadër të
#JavaEvropës2026, Njësia e Integrimit Evropian pranë Bashkisë Përmet, në bashkëpunim me Sektorin e Gjelbërimit, realizoi një aktivitet simbolik dhe plot ngjyra në lulishten e qytetit.


Përmes mbjelljes së luleve dhe krijimit të një këndi të dedikuar Evropës, sollëm një hapësirë që simbolizon bashkëpunimin, harmoninë dhe vlerat evropiane që na bashkojnë.

Ky aktivitet synoi promovimin e vlerave evropiane përmes kujdesit ndaj mjedisit dhe krijimit të hapësirave publike të gjelbëruara dhe të mirëmbajtura për komunitetin.


Këndi do të mbetet një hapësirë e përhershme në qytet, si simbol i angazhimit për një mjedis më të gjelbër, qytet më të bukur dhe një të ardhme me frymë evropiane.

Bashkia Përmet mbetet e angazhuar në zhvillimin e iniciativave që nxisin ndërgjegjësimin qytetar, mbrojtjen e mjedisit dhe afrimin me vlerat e Bashkimit Evropian.
Ky aktivitet u mbështet nga shoqata MKEZH në kuadër të projektit “ Të rinjtë dhe trashëgimia, Një ftesë nga Përmeti” programi Reload 2.