Bashkia Përmet shpall thirrjen publike për Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret, nga të cilët 4 prej tyre do të bëhen pjesë e Këshillit Vendor të Rinisë.
Kandidati/ja duhet të jetë banor/e në Bashkinë Përmet dhe në moshën prej 15 deri 29 vjeç.
Këshilli do të përbëhet nga Kryetari i Bashkisë,përfaqësuesi i rinisë në institucionin e bashkisë dhe 4 të rinj ,përzgjedhja e të cilëve do të bëhet nga grupi i punës përgjegjës , i ngritur pranë Bashkisë Përmet duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.
Për kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:
a) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;
b) të mos jetë i dënuar;
c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;
Kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën: Zyra e Protokollit, kati IV ,Bashkia Përmet, Sheshi “Abdyl Frashëri”, brenda afatit 18.02.2022 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;
b) jetëshkrim;
c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;
d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;
dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;
e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;
Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.
Njoftimi i fituesëve do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në mjediset e bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit.