Takimi i tetë i grupit lokal të veprimit u zhvillua më 20 dhjetor 2024. Qëllimi i takimit ishte detajimi i veprimeve të identifikuara në takimin e mëparshëm.

Takimi nisi me një prezantim të statusit të zbatimit të projektit dhe prezantimin e punës së bërë në takimin e mëparshëm.

U punua në grup për analizimin e veprimeve duke u fokusuar te aspektet e mëposhtme:

  • Përshkrim i shkurtër iveprimit
  • Buxheti dhe burimet e financimit
  • Përgjegjësit
  • Aktivitetet
  • Koha
  • Indikatorët e monitorimit
  • Risqet dhe masat lehtësuese

Në dy muajt e ardhshëm do të përfundojmë planin e integruar të veprimit sepse informacioni më i rëndësishëm është identifikuar nga takimet e organizuara me grupin lokal të veprimit.