Takimi i shtatë i grupit lokal të veprimit u zhvillua më 20 nëntor 2024. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i veprimeve të planit të integruar. Gjatë muajit Shtator dhe Tetor, vizioni dhe objektivat, të përcaktuara në takimin e datës 2 Korrik 2024, u shqyrtuan nga grupet e inetresit (historianë, mësues dhe profesorë, stafi i bashkisë) dhe gjatë takimeve ndërkombëtare. Vizioni dhe objektivat e riformuluara iu prezantuan pjesëmarrësve dhe u bënë disa ndryshime të vogla.  Takimi vazhdoi me identifikimin e veprimeve për çdo objektiv specifik.