13.06.2021
Futbolli si një nga sportet më të dashur dhe më popullor për shqiptarët, nuk ka munguar as edhe njëherë në qytetin e Përmetit.
Ekipi jonë , një ekip dinjitoz, i cili me lojrat e tij të bukura na ka dhuruar kënaqësinë që në stadiumin tonë të shihnim ekipet elitë të vendit siç është Flamurtari , na risolli edhe njëherë mundësinë për të shijuar një ndeshje miqësore me figura me shumë peshë dhe kontribut për futbollin kombëtar ndër vite.
Me këtë fotoalbum nga ndeshja miqësore Përmeti-Flamurtari falenderojmë ish-futbollistët që na falën e dhuruan edhe njëherë kënaqësinë dhe emocionet e atyre viteve në fushën e blertë të stadiumit ” Durim Qypi”.