Bashkia Përmet është një ndër bashkitë fituese të projektit RELOAD (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore) financuar nga Bashkimi Europian. Granti i ofruar nga projekti do të përdoret për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e Bashkisë. Në kuadër të këtij projekti, do të organizohet më datë 05.02.2019, ora 10:00 në sallën e konferencave të Qëndrës Multifunksionale, takimi konsultativ me OSHC që operojnë në Përmet. Qëllimi i takimit është përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOad.
Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.
Ju faleminderit.
Axhenda e takimit
10:00- 10:15 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:15- 10:20 Hapja e takimit nga kordinatori lokal i projektit
10:20-10:35 Prezantimi i projektit nga përfaqësues të UNDP
10:35-11:00 Prezantimi i prioriteteve strategjike të Bashkisë nga kordinatori lokal i projektit
11:00-11:15 Diskutime, miratimi i prioriteteve