Bashkia Përmet është një ndër bashkitë fituese të projektit RELOAD (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore) financuar nga Bashkimi Europian. Granti i ofruar nga projekti do të përdoret për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e Bashkisë. Në kuadër të këtij projekti, Bashkia përmet do hapë së shpejti thirrjen e tretë për projek- propozime, prandaj do të organizohet më datë 18.02.2020 ora 11:00 në sallën e konferencave të Qëndrës Multifunksionale, takimi konsultativ me OSHC që operojnë në Përmet. Qëllimi i takimit është i dyfishtë:
1.Përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOad.
2. Zgjedhja e një përfaqësuesi nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve. Komisioni i vlerësimit do të përbëhet nga 2 përfaqësues nga bashkia, 2 nga UNDP dhe 1 nga shoqëria civile.
Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.
Ju faleminderit.
Axhenda e takimit
11:00- 11:15 Regjistrimi i pjesëmarrësve
11:15- 11:20 Hapja e takimit nga kordinatori lokal i projektit
11:20-11:35 Prezantimi i projektit nga përfaqësues të UNDP
11:35-11:45 Prezantimi i prioritetve strategjike të Bashkisë nga kordinatori lokal i projektit
11:45-12:00 Diskutime, miratimi i prioriteteve
12:00-12:15 Zgjedhja e përfaqësuesve nga shoqëria civile