Këndi i BE-së në Bashkinë Pëmet mbështeti Këshillin Rinor të qytetit për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, me qëllimin mbledhjen e fondeve, të cilat përdoren për të ndihmuar grupet e marxhinalizuara. Aktiviteti kryesor ishte përgatitja e ëmbëlsirave nga të rinjtë dhe shitja e tyre me cmime simbolike në qëndër të qytetit. Përvec shitjes së ëmbëlsirave u organizuan edhe aktivitete argëtuese për fëmijët. Këto aktivitete promovojnë vlerat e përbashkëta të Bashkimit Europian, atë të solidaritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.