Janar 2021
Një shtëpizë ekologjike nuk do të thotë vetëm ndërtimi me materiale të riciklueshme por edhe funksionimi i saj në të mirë të ekosistemit.

Në Përmet kjo shtëpizë u ndërtua falë projektit “Edukimi i të rinjve me mjedisin dhe natyrën” nga shoqata Floemi si pjesë e programit RELOAD që Bashkia Përmet po zbaton në bashkëpunim me UNDP.
Për të rinjtë do të jetë vendi ku do të zhvillohen kurset e kopshtarisë, konkurse, edukim mjedisor dhe ide të të rinjve për zhvillimin e gjelbër të mjediseve të qytetit, pra vendi ku mendohet për natyrën.




