Në skenën e Kinema “13 Shtatori”, fëmijët e Përmetit sollën me shumë përkushtim shfaqjen “Fragmente nga filmat shqiptarë”, duke interpretuar role të njohura nga kinematografia jonë kombëtare.
🎭 Nën drejtimin e mësuese Dhimitrulla Proko, kjo shfaqje u prit me interes dhe duartrokitje, si një shembull i angazhimit të brezit të ri në jetën kulturore të qytetit.
📌 Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “EUrban Deco”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Bashkia Përmet.
👏 Mirënjohje për të gjithë fëmijët pjesëmarrës dhe për kontributin e çdo kujt që bëri të mundur këtë event të bukur kulturor.