Mirëprita sot, drejtuesit e Shoqatës ATRIUM, për ceremoninë zyrtare të dorëzimit të certifikatës së anëtarësimit të Bashkisë Përmet në Shoqatën ATRIUM një nga Rrugët Kulturore të certifikuara nga Këshilli i Evropës.
Ky është një moment i rëndësishëm për qytetin tonë, i cili bëhet pjesë e një rrjeti evropian që promovon trashëgiminë kulturore dhe arkitekturën e shekullit të 20-të, me fokus në kujtesën historike të periudhave totalitare.


