Një tjetër kantier, një tjetër rrugë që nis të marrë formë: RRUGA E FSHATIT LEUSË! 🛤️
Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës që lidh qytetin me një nga fshatrat më të vizituar të zonës, Leusën. 🏞️ Me fondet e Buxhetit të Shtetit 💰 dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit 🤝, po ndërtojmë një infrastrukturë të re, me standarde bashkëkohore. 🛣️
Asfaltim, trotuare, mbrojtëse anësore, kanale, tombino, sinjalistikë, gjelbërim, gjithçka për një rrugë funksionale, të sigurt dhe të denjë për banorët dhe vizitorët. ✅
Një investim që zgjidh një problem të vjetër 🕰️ dhe hap rrugën për më shumë zhvillim në turizëm 🧳, ekonomi 📈 dhe cilësi jete për fshatin Leusë.
Po punojmë çdo ditë për të kthyer premtimet në realitet dhe për ta çuar Përmetin më lart, kantier pas kantieri! 🔨