Një tjetër kantier, një tjetër investim që prek jetën e përditshme të banorëve: UJËSJELLËSI PETRAN–GJINKAR! 💧
Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit që lidh fshatrat Petran dhe Gjinkar, një investim i rëndësishëm për furnizimin me ujë të pijshëm dhe përmirësimin e kushteve jetësore për familjet e zonës. 🚿
Një projekt i financuar nga Buxheti i Shtetit, që zgjidh një problem të vjetër dhe sjell siguri, shëndet dhe dinjitet për çdo banor. 💙
Po ndërtojmë zgjidhje që prekin jetën reale të njerëzve dhe e çojnë Përmetin përpara, ditë pas dite!