30.03.2022
Përkujtojmë “Heroin e Popullit”Meleq Gosnishti !
78 vite më parë,më 29 Mars 1944 ra heroikisht në kalanë e Margellicit Meleq Gosnishti ,” Hero i Popullit”.
Sa krenar që ky hero është një bir përmetar dhe sot emrin e tij e mban një nga shkollat 9 -vjeçare të qytetit tonë.
Çdo vit në këtë shkollë zhvillohen aktivitete në përkujtim dhe nderim të tij.
Përfaqësues të institucioneve , të Komitetit të Veteranëve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, mësues,nxënës zhvilluan homazhe dhe vendosën lule pranë heroit.
Lavdi dhe vlerësim për këta heronj që dhanë jetën e tyre për liri të atdheut.