Organet përfaqësuese të bashkisë

  • Organi përfaqësues i bashkisë-Këshilli i Bashkisë

Këshilli bashkiak përbëhet nga këshilltarë të zgjedhur, sipas dispozitave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak Përmet është15. Këshilli bashkiak zgjidhet për një periudhë katër vjeçare. Këshilli bashkiak zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 20 ditë nga data e shpalljes së rezultatit nga organi kompetent, i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshillit bashkiak. Në mungesë të tij, nismën për thirrjen e mbledhjes së parë e merr prefekti.
Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak :
Zgjidhet komisioni i mandateve;
Miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;
Këshilltarët e bashkisë Përmet bëjnë këtë betim:
“ Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimatrinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Shkodër dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”.   

Zgjidhen kryetari dhe zëvendëskryetarët e këshillit;
Zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen me mandatin e përfaqësimit.
Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi për mbledhjen e keshillit bëhet publik në vende të caktuara për këtë qëllim brenda territorit të njësisë vendore dhe përmban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes.
Me kërkesën e kryetarit të bashkisë ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak, mbledhjet e këshillit mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak se tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij.

Keshilli Bashkiak Permet

Perberja dhe struktura

Detyrat dhe kompetencat

Rregullore e Keshillit te Bashkise Permet

  • Organi perfaqesues i Bashkisë-Këshilli Bashkiak (Procesi Vendimmarrjes)

Kalendari i mbledhjeve të Këshillit Bashkiak 

Njoftimet për mbledhjet e Këshillit Bashkiak

Rendi i ditës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Projekt Vendime në proces shqyrtimi nga Këshilli Bashkiak

Procesverbalet e mbledhjeve të KB

Vendime , Urdhëresa dhe Urdhrat me karakter normativ

  • Organi ekzekutiv i Bashkisë – Kryetari i Bashkisë

Kryetari i bashkisë zgjidhet sipas dispozitave të kodit zgjedhor dhe ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” .
Çdo bashki ka kryetarin e saj, të zgjedhur sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje.
Mandati i kryetarit të bashkisë
Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij.
Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë bëhet në mbledhjen më të parë të këshillit bashkiak përkatës, ku kryetari bën betimin, sipas formulës së përcaktuar në nenin 50, të këtij ligji, dhe e nënshkruan atë.
Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.
Kryetari i bashkisë   është  organi më  i lartë i bashkisë Shkodër dhe ushtron detyrat e funksionet e përcaktuara në Kushtetutë,Ligjin e Vetëqeverisjes  Vendore, e të tjera  dispozita ligjore.
Sipas Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë janë si më poshtë:
a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
b) zbaton aktet e këshillit;
c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
ç) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli;
d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;
dh) është anëtar i këshillit të qarkut;
e) emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata;
ë) emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative/lagjeve dhe i shkarkon ata;
f) vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi;
g) emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
gj) ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;
h) merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
i) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari i bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve;
j) miraton strukturën, organikën e kategoritë/klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
k) emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;
l) kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.

Curriculum Vitae (CV Kryetarit)

Formulari i Vetdeklarimit

Paga

Vendime, Urdhëresa dhe urdhra me karakter normativ

Orari i pritjes së qytetarëve

Adresa Postare:

Sheshi “Abdyl Frashëri”, Përmet

Kodi Postar: 6401

Adresa elktronike: kryetari@bashkiapermet.gov.al