Me shumë mirënjohje, Biblioteka e qytetit të Përmetit mirëpriti dhurimin e librit nga zonja Arjana Haxhiu, një botim i dedikuar me dashuri dhe respekt babait të saj të paharruar, piktorit të nderuar përmetar Fatmir Haxhiu.
📖Ky libër mbart një vlerë të rrallë shpirtërore për familjen Haxhiu, por njëkohësisht përbën edhe një pasuri të çmuar kulturore për qytetin tonë. Ai sjell më pranë kujtimin, veprën dhe kontributin e një figure të respektuar të artit, duke e bërë atë pjesë të memories sonë të përbashkët.
Shprehim falënderimet tona më të sinqerta për këtë gjest fisnik, i cili pasuron fondin e bibliotekës dhe ruan gjallë trashëgiminë kulturore të Përmetit.
🙏 Faleminderit zonjës Arjana Haxhiu për këtë dhuratë me kaq shumë vlerë.