Skuadra The Roses Përmet U18 u shpall nënkampione në Kampionatin Kombëtar U18 për vajza, pas finales së zhvilluar në Pallati i Sportit Farie Hoti. ⛹️‍♀️
Vajzat e Përmetit zhvilluan një paraqitje dinjitoze, duke treguar përkushtim, disiplinë dhe shpirt gare deri në fund. 💪🔥
Ky rezultat është dëshmi e punës së vazhdueshme me ekipet e moshave dhe përkushtimit të sportisteve dhe stafit teknik. 👏
👏 Vlerësim për trajnerët Et’hem Kaso dhe Anila Çobo për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit të të rinjve në Përmet.