10.03.2022
Ndërmerret aksioni i ri-pyllëzimit të luginës së Vjosës! Në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Gjirokastër, ADZM Gjirokastër dhe bashkive që shtrihen përgjatë luginës së Vjosës, EcoAlbania po zbaton nismën “Pylli i shpresës”, një nismë për ri-pyllëzimin e brigjeve të luginës së Vjosës. Nisma vjen si vazhdimësi e përpjekjeve të EcoAlbania për ruajtjen dhe promovimin e luginës së Vjosës, si një park i ardhshëm kombëtar dhe synon të kontribuojë në uljen e nivelit të erozionit dhe zbutjen e efekteve të përmbytjeve në luginën e Vjosës. Aksioni i rradhës ishte sot në Bashkinë Përmet ku u bë e mundur mbjellja e 500 rrënjëve fidanësh të llojeve plep, rrap dhe shelg. Shtimi i hapësirave të pyllëzuara përgjatë luginës së Vjosës, luan një rol kyç në mbështetjen e jetës së egër si dhe i shërben rekreacionit dhe zhvillimit të turizmit në zonë.