Ditën e premte dt.27.10.2017 , në ambjentet e Qendrës MultiFunksionale “Odhise Paskali”, Bashkia Përmet organizoi një ceremoni me rastin e 85 vjetorit të krijimit të Klubit të Futbollit të Përmetit .
Në këtë ceremoni pati pjesëmarrje të ish-futbollistëve, veteranë të sportit ndër vite, ish drejtues e ish trajnerë të ekipit të Përmetit .
Me rastin e këtij përvjetori Bashkia Përmet me Vendim të Këshillit Bashkiak , vlerësoi me tituj nderi disa prej emrave më të shquar të ekipit të futbollit të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera për emocionet e shumta , kontributin dhe arritjet me ekipin e futbollit të Përmetit në vite të ndryshëm e vecanërisht në ekipin e viteve 1980 – 1981 që doli ne krye të kategorisë së dytë dhe në sezonin pasues debutoi në kategorinë e parë. Kështu u nderuan ish futbollistët : Polikron Andoni, Koli Ndreu, Agim Qypi, Avni Lapaj, Ilir Lame dhe Edmond Konini.
I ftuar në këtë ceremoni ishte Presidenti i FSHF-së z. Armondo Duka dhe Sekretari i FSHF z.Ilir Shulku. Z.Duka, pranoi kërkesën e Kryetarit të Bashkisë z.Niko Shupuli dhe premtoi se në bashkëpunim me Bashkinë Përmet do të realizojë rikonstruksionin e fushës së futbollit me parametra bashkëkohore .