MOMENTE NGA FRASHËRI! 

Në Frashër, aty ku çdo gur mban kujtesën e Rilindjes sonë Kombëtare
, vijuam aktivitetet në kuadër të 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashëri.
Pranë shtëpisë muze dhe busteve të vëllezërve Frashëri, kujtuam me respekt figurat që i dhanë zë gjuhës shqipe, mendimit kombëtar dhe dashurisë për atdheun.
Frashëri mbetet një nga vendet më domethënëse të historisë dhe identitetit tonë kombëtar. 






