FESTIVALI XI MBARËKOMBËTAR “NË GJURMËT NAIMIANE 2026”!
Si çdo vit, 25 Maji solli në Përmet atmosferën e veçantë të aktiviteteve artistike dhe kulturore në nder të ditëlindjes së atdhetarit dhe dijetarit të madh shqiptar, Naim Frashëri.
Në kuadër të kësaj dite u zhvillua Festivali XI Mbarëkombëtar “Në Gjurmët Naimiane 2026”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Përmet.
Poezi, interpretime artistike, muzikë dhe emocione mbushën sallën e kinemasë “13 Shtatori”, duke bërë bashkë poetë, artistë, krijues e dashamirës të letërsisë në kujtim të figurës që vendosi themelet e letërsisë kombëtare shqiptare.
Falënderim për organizatorët dhe të gjithë ata që mbajnë gjallë këtë traditë të bukur kulturore, që çdo vit sjell frymën naimiane në Përmet.
Urime poetëve fitues dhe të gjithë pjesëmarrësve që i japin jetë krijimtarisë dhe artit me penën e tyre!