28.02.2022
Mbrëmja Poetike ngjiti në skenën e kinemasë” 13 Shtatori” shkrimtarët përmetar Anila Mihali , Ligor Shyti , Lumo Kolleshi dhe Sinan Vaka , të cilët sollën nostaligjitë e krijimeve të para dhe disa nga poezitë e tyre.Interpretimet artistike nga Kozeta Jashari dhe Etleva Kreci me regji të Pandi Dukës u shoqëruan edhe nga performanca e Sazeve të Përmetit.Poet dhe recitues, muzika e përzgjedhur e shndërruan mbrëmjen në një festë të bukur të përjetimeve e emocioneve të forta artistike. Në fund të mbrëmjes u përcoll mesazhi se aktivitete me vlera kulturore janë të shëndetshëm për artin dhe kulturën qytetare. Përmeti duhet të rizgjohet për tu rikthyer në qytetin e shkrimtarëve të mëdhenj.