Ju njoftojmë se më datë 21.05.2019 ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me rend dite si më poshtë:
- Informacion: Efikasiteti dhe efektiviteti i zgjidhjes së problemeve në Sektorin e Bujqësisë dhe Pyjeve nga Administrata e Bashkisë
- Miratim i buxhetit faktik të vitit 2018.
- P/V për një ndryshim në vendimin Nr.08 datë 04.02.2019 të buxhetit të bashkisë.
- P/V për përdorim të fondit të emergjencave.
- P/v për miratim te bllokskemës 6%.
- P/V për miratim të ndihmës ekonomike nga fondi rezervë i bashkisë.
- P/V për emërtim rrugësh.
- P/V për dhënie me qera të tokave bujqësore.
- P/V për miratimin e programit të transparencës.
- P/V për miratimin e planit social.
- P/V për miratimin e planit urbanistik të Bashkisë Përmet.
- Kërkesa, ankesa të ndryshme.