Projekti “Kultivimi i bimëve medicinale dhe aromatike si një alternativë e qëndrueshme kundër kanabisit në Përmet – MAPCULT” është i financuar nga BE dhe implementohet nga Bashkia Përmet (lead) dhe Urban research Institute.

Qëllimi i projektit është të përmirësojë kushtet social-ekonomike dhe promovojë mundësi alternative punësimi për komunitetet e prekura nga kultivimi dhe trafikimi i kanabisit në Bashkinë Përmet, përmes:

  • (i) Mbështetjes së familjeve fermerë në kultivimin e trëndafilit të egër dhe bimëve të tjera medicinale dhe aromatike, ofrimit të ambienteve për magazinimin dhe tharjen e bimëve si dhe sigurimin e tregut për shitjen e tyre;
  • (ii) Mbështetjes së të rinjve me arsim fillor dhe/ose të mesëm dhe grave të papuna përmes rritjes së kapaciteteve të tyre dhe ofrimit të ambienteve laboratorike ku mund të prodhojnë produkte kozmetike artizanale duke përdorur si lëndë të parë bimët medicinale dhe aromatike të kultivuara;
  • (iii) Rritjes së ndërgjegjësimit të publikut kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, me vëmendje të veçantë fshatrat e prekura nga kultivimi i kanabisit, të rinjtë dhe të rejat e familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe të rinjtë dhe gratë e reja të papunë dhe/ose me arsim të ulët.

Aktivitete

Takimi hapës i projektit.