Gjatë muajit prill kordinatorja lokale e BE-së, në Bashkinë Përmet, organizoi leksione informuese mbi Bashkimin Europian me rreth 40 nxënës ekselentë të shkollave ” Nonda Bulka”, Meleq Gosnishti” dhe “Sami Frashëri”. Leksionet u zhvilluan çdo javë dhe trajtuan tematikat e mëposhtme:
- Shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
- Institucionet kryesore të BE-së.
- Traktatet themeluese.
- Fakte të përgjithshme mbi BE-në.
- Proçesi i anëtarësimit.
Këto leksione u zhvilluan për të përgatitur nxënësit për konkursin ” EU Jeopardy Game” që do të zhvillohet gjatë Javës Europiane.