Ditën e hënë, 19.03.2018, kordinatorja lokale e BE-së në Bashkinë Përmet organizoi një leksion me një grup nxënësish ekselentë të vitit të parë dhe të dytë të gjimnazit ” Sami Frashëri”. Nxënësve iu shpjegua historia e euros që nga Traktati i Romës deri në raportin e Delor, kuptimi i emrit, simbolit dhe elementëve kryesorë të kartmonedhave dhe monedhave, eurozona dhe roli i Bankës Qëndrore Europiane. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javës Globale të Parasë.