Përmeti u bë shtëpia e Kampionatit Kombëtar të Rafting! 🏞️ Ky event i rëndësishëm solli ekipe nga e gjithë Shqipëria dhe promovoi raftingun, si dhe bukuritë natyrore të lumit Vjosa. 🌊🚣‍♂️
Ky vit solli një rritje të numrit të të rinjve të angazhuar, 25 të rinj vetëm nga Bashkia Përmet ishin pjesë e trajnimeve për rafting, duke treguar se ky sport po bëhet një mundësi e madhe për zhvillimin e turizmit dhe përfshirjen e të rinjve në aktivitete të reja dhe emocionuese. 💪🏼⛰️
Në përfundim të garave:
🥇 Skuadra nr. 5 fitoi çmimin e parë
🥈 Skuadra nr. 7 çmimin e dytë
🥉 Skuadra nr. 6 çmimin e tretë
Pjesë e aktivitetit ishin Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro, dhe Kryetarja e Bashkisë Përmet, Znj. Alma Hoxha, duke u bërë një pikë e rëndësishme për promovimin e Përmetit si destinacion turistik dhe aventuror. ✈️
Falenderojmë presidentin e Federatës Shqipëtare të Rafting për këtë aktivitet të bukur që i solli qytetit tonë, si dhe të gjithë ata që kontribuan dhe u bënë pjesë e ketij aktiviteti❤️