Sot në Përmet u zhvillua konsultimi publik për hartimin e Planit të Menaxhimit të Monumentit Natyror “Ujërat Termale të Bënjës” ♨️💧
Organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura 🏞️ në bashkëpunim me Bashkinë Përmet 🏛️, ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm për të ndarë vizione, shqetësime ⚠️ dhe ide mbi të ardhmen e kësaj pasurie të rrallë natyrore.
Gjatë prezantimit të projektit “Bënja, destinacion ndërkombëtar turistik” 🌍✈️, pjesëmarrësit sollën propozimet e tyre.
Këto sugjerime 🗣️ do të shërbejnë si orientim në hapat e mëtejshëm të procesit 🧭.
Faleminderit për angazhimin dhe bashkëpunimin!