Bashkia Përmet fton të gjithë personat që kanë një ide biznesi ose sapo kanë filluar një biznes të aplikojnë për të qënë pjesë e mbështetjes së ofruar nga Këndi i Biznesit në Bashkinë Përmet. Kjo mbështetje realizohet në kuadër të projektit të titulluar “Krijimi i klubeve të biznesit për nxitjen e sipërmarrjes në zonën ndërkufitare (Business Clubs)”të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020. Qëllimi kryesor i projektit është të sigurojë mbështetje për sipërmarrjet e reja inovative në zonën ndërkufitare, sidomos ato të drejtuara nga femrat dhe të rinjtë.

Cfarë përfitoni?

Të gjithë pjesëmarrësit do të përfitojnë trajnime profesionale dhe mbështetje nga mentorët që të sjellin idenë e tyre në treg sa më shpejt ose për të rritur biznesin e tyre.

Si aplikohet?

Aplikimet për startup-e janë të hapur deri më datë 15 shkurt 2021. Mjafton te plotesoni formularin bashkangjitur dhe ta dergoni me e-mail ne : info@bashkiapermet.gov.al ose ta dorëzoni personalisht te Këndi i BE-së në kat të katërt të Bashkisë.

Pesë (5) biznese do të përzgjidhen për një cikël trajnimesh, këshillimesh dhe mentorim për 4 muaj.

Formulari i aplikimit