Të rinjtë, nën udhëheqjen e Prof. Dhimitrulla Proko, realizuan me sukses një shfaqje unike ku interpretuan fragmente nga tre filma shqiptarë të lidhura me trashëgiminë disonante. Secila skenë u prezantua me profesionalizëm dhe pasion, duke treguar përkushtimin e tyre ndaj artit dhe kulturës shqiptare.

Ky event shënoi edhe përfundimin e projektit ARCHETHCIs, gjatë të cilit u prezantua plani i integruar i veprimit për trashëgiminë disonante në Përmet, produkt kryesor i projektit, i hartuar me grupet e interesit të projektit. Gjatë eventit u shpërndanë gjithashtu flyer me QR code, për lexim të detajuar të planit.Publiku pati mundësinë të shijonte një bashkim të veçantë të artit kinematografik dhe interpretimit skenik, duke reflektuar mbi trashëgiminë kulturore dhe mënyrën se si ajo mund të rilindë përmes talentit të të rinjve.

Faleminderit të gjithë të rinjve dhe profesionistëve që e bënë këtë event të veçantë dhe faleminderit publikut për mbështetjen! 🌟