06.04.2022
Data 6 Prill është “Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillimin dhe Paqen”.
Qëllimi i kësaj dite është të nxisë jetesën e shëndetshme dhe të nxjerrë në pah synimet e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për t’i ofruar sa më shumë njerëzit me sportin.
Aktivitete të shumta sportive u zhvilluan nga Qendra Kulturore e Fëmijëve kushtuar kësaj dite , të cilat kishin prioritet shëndetin, edukimin dhe argëtimin e tyre.
Në këtë ditë zgjodhëm për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore futbolli midis dy shkollave 9-vjeçare të qytetit .
Të dyja shkollat i përgëzojmë për lojën e bukur që zhvilluan.Urime!
Lëvizja është jetë ,sporti është mjet!