02.04.2022
Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë !
Që prej vitit 1967, 2 Prilli, ditëlindja e një prej shkrimtarëve më të dashur për fëmijë, Hans Christian Andersen, është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe injektimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.
Në kuadër të kësaj dite u organizua veprimtari në bibliotekën “ Lliko Nano” me fëmijët e klasave të 5-ta , ku fokusi kryesor ishte afrimi i tyre pranë librit dhe frekuentimi i bibliotekës si mundësia më e mirë për të pasur akses në shumëllojshmërinë e titujve që ofrohen në bibliotekë.
Fëmijët u njohën me kushtet e antarësimit në biblotekë dhe me titujt e autorët më të dashur për fëmijët.
“Libri për fëmijë do të ndryshojë botën, sepse ai flet me gjuhën e dashurisë, respektit e mirëkuptimit midis popujve dhe të gjithë kombeve”