08.03.2022
Një lule për nënën, për bashkëshorten, motrën apo vajzën.
Një lule për ti thënë “faleminderit” për gjithçka, për ato miliona momente që na kanë qëndruar pranë në jetën tonë.
Urime për ju nëna që botës i jepni përjetësi e kujtdo vetëm ngrohtësi e qetësi.
Për ju që zini vendin e kujtdo, por vendin tuaj nuk mund ta zërë askush.
Për ju që shoqëria e sotme ka aq shumë nevojë për butësinë dhe paqen që buron prej shpirtit tuaj.
Për ju që jeni të parat që sakrifikoni gjithçka, për ne , për fëmijët tuaj, në çdo kohë e në çdo situatë.
Urime për ju nëna, gra e motra!