Ditën e enjtje, 24.01.2019, u zhvillua një diskutim ” Europa -destinacioni jonë i përbashkët” midis nxënësve të shkollave të Përmetit dhe ambasadorit të BE në Shqipëri. Nxënësit treguan cfarë kishin përfituar nga Këndi i BE dhe i drejtuan pyetje ambasadorit në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Pjesë e aktivitetit ishte edhe një ekspozitë me foto nga aktivitetet e Këndit të BE.
Gjatë konferencës për shtyp që u zhvillua te Këndi i BE, ambasadori përcolli mesazhin se integrimi Europian nuk do vijë vetëm nga Tirana por nga 61 bashkitë.