Bashkia Përmet ditën e sotme ia kushtoi dashurinë natyrës dhe energjisë
me Parcelën e Dashurisë dhe afisha informuese për mbrojtjen e energjisë.
Një parcelë me trëndafila , u mboll sot në parkun Shatrivani, në ditën e të dashuruarëve si simbol i dashurisë që rritet.
Në qëndër të qytetit u vendosën postera ndërgjegjësuese për ruajtjen e energjisë.
Kjo nismë u ndërmorr nga Njësia e Integrimit Evropian , Këshilli Rinor dhe Shoqata CESVI ku së bashku me kryetaren e bashkisë , të rinj dhe punonjës së ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit, këtë ditë kushtuar dashurisë ia dedikuan dashurisë për natyrën.
Parcela e Dashurisë , u quajt vendi ku u mbollën trëndafilat, një mesazh për tu përkujdesur dhe dashur çdo ditë njerëzit e zemrës.
Mbjellja e tyre do ti jap jetë dashurisë , por edhe më shumë gjelbërim dhe oksigjen qytetit tonë.
Me mbështetjen e bashkisë , nisma të tilla do të vazhdojnë dhe gjithëkush që dëshiron mund të mbjell një pemë , për ti dhëne jetë dhe gjelbërim qytetit.