Përmet, 23 Prill 2019 – Njësia për Kordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues, në bashkëpunim me Grupin Mjedisor të shkollës “Meleq Gosnishti”, në kuadër të Ditës së Tokës.

Nxënësit u shpërndanë në qytet, banorëve të Përmetit, mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e planetit Tokë dhe rëndësinë që ka një klimë e shëndetshme dhe një mjedis i pastër, për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Njëkohësisht, në qendër të qytetit, në sheshin kryesor, një hapësirë e posaçme u bë vendi ku u ekspozuan vizatime dhe fletëpalosje të përgatitura nga nxënësit, posaçërisht për të festuar Ditën e Tokës.

Të gjithë së bashku mund të bëjmë diçka për mbrojtjen e planetit ku jetojmë.