Të nderuar miq! Për të gjithë Ju që e keni kuptuar tashmë që pushimet nuk bëhen në metropole ose që e shijuat detin për këtë vit … Për JU që nuk keni ecur apo keni kohë pa ecur me këmbët zbathur në bar apo në shkëmbinj e zallin e një një lumi që rrjedh… Per JU që nuk keni provuar ndonjëherë “pishinat” natyrore të banjave termale në Bënjë, të cilat janë te ngrohta e kurative në cdo stinë të vitit …. Për JU që keni dëshirë të vizitoni objekte, monumente natyrore , kulturore apo historike … Për JU që dëshironi të dini e të kuptoni cfarë është mikpritja e vërtetë … Është koha më e përshtatshme për t’u arratisur nga aty ku jeni. Bashkia Përmet ju bën një ofertë: Kjo ofertë ju sugjeron së paku një fundjavë ndryshe në Përmet! Pikërisht këtu ku buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë. Ju ftojmë të bëni një terapi oksigjeni në natyrën e mrekullueshme, të shijoni e të mos ngopeni me ushqim të vërtete BIO, të pini e të mos deheni me raki e verë tradicionale , të hani glikonë unike të arrës e të mos keni frikë se sëmureni nga diabeti, të kryeni sporte të aventurës si rafting e alpinizëm e të mos rrezikoni asgjë, të kryeni aktivitete e te shlodheni në natyrë bashkë me miq apo të dashur….histori, banja kurative termale, pamje spektakolare, magji!! Përmeti i traditës dhe i ripërtërirë ju mirëpret

SIMBOLI I QYTETIT

null

UJËRAT TERMALE BËNJË

null

PARKU KOMBËTAR BREDHI I HOTOVËS

null

OBJEKTE KULTI

null

MUZE

null