shen premte

Kisha e Shën Premtes

Ndodhet në  pjesën e lagjeve karakteristike të qytetit. Ajo është e tipit bazilik me përmasa 22m e gjatë, 16 m e gjerë dhe 8 m e lartë.  Mbishkrimi i gdhendur mbi një pllakë guri, tregon për ndërtimin e kishës më 1776 nga kryemjeshtri Ilia kristo. Pikturat murale me skena nga Shkrimet e Shenjta është realizuar më 1808 nga piktori Terpo Zografi. Ikonostasi dhe gdhëndjet  në dru, janë punuar artistikisht nën drejtimin e Dhimitrit mjeshtrit shqiptar nga Konica.

shen kolli

Kisha e Shën Kollit

Kisha është e stilit, bazilikas dhe sipas Kodikut të Mitropolisë së Korçës është ndërtuar në vitin 1757. Nga ana perëndimore e kësaj faltore ndodhen tre konakë për pritjen e besimtarëve ndërsa kishëza e Shën  Triadhës u ngrit gjatë vitit 2006. Kisha e Shën Kollit rrethohet nga një oborr, ku lartësohen 7 qiparisa dhe ku gjenden edhe kambanorja.

leuse

KISHA  E SHËN MËRISË, LEUSË

Ndodhet buzë fshatit Leusë.  Pjesa e përparme e kishës është si manastir, kurse vetë kisha është si tempull, dhe rrethohet nga 3 përrenj të mëdhenj që dalin nga malet dhe derdhen në  lumin Vjosa. Përpara kishës gjenden disa monumente të vjetra varresh të viteve 1800-1900.  Kisha është rikonstruktuar në vitin 2000.

Më shumë

 

benje

KISHA E SHËN MËRISË NË FSHATIN  BËNJË

Kisha ndodhet në fshatin Bënjë dhe është ndërtuar ndërmjet viteve 1789 dhe 1891.  Ajo është një kishë me vlera të veçanta dhe mban statusin monument kulture që nga viti 1970.  Në ditët e sotme është shumë e njohur në të gjithë luginën pasi çdo vit më 21 nëntor të gjithë banorët e fshatrave mblidhen dhe festojnë së bashku.

Më shumë

kosine

KISHA E SHËN MËRISË,  KOSINË

Kisha  ngrihet  mbi një kodër, në fshatin Kosinë, dhe është ndërtuar me sshekujve XII-XIII. Mban statusin monument kulture që prej vitit 1963.

Është e tipit kryq i brëndashkruar me kupolë me tambu dhe përbëhet nga narteksi që është drejtkëndësh dhe mbulohet me qemer cilindrik me formuese veri-jug.

Më shumë

frasher

TEQEJA E FRASHËRIT

Teqeja e Frashërit është një monument kulti dhe historik. Ajo përbëhet nga dy ndërtesa të vecanta, të cilat lidhen nëpërmjet një muri. Ndërtesa e sipërme është në formën e shkronjës L dhe përbëhet nga tre ambjente. Ndërtesa e  është dykatëshe dhe aty ndodhet mejdani, vendi i shenjtë ku zhvilloheshin ceremonitë fetare. Teqeja u ndërtua në vitin 1781 nga Sulejman Bej Frashëri. Kjo teqe është shpallur monument kulture në vitin 1963.

alipostivan

TEQEJA E BABA ALIUT

Teqeja  ndodhet në një kodër në fshatin Alipostivan.  Ajo është themeluar në shekullin XVIII, por është djegur dy herë: njëherë në vitin 1870 nga turqit dhe në vitit 1914 nga grekët. Ndërtesa e re ka 2 kate  dhe është e ndarë në 7 dhoma. Më 14 maj bëhet një festë e madhe, ku vinë njerëz nga gjithë trevat dhe jo vetëm të besimit bektashian.